Universitetin “Ukshin Hoti’ në Prizren e ka vizituar një delegacion nga Universiteti i Konya – Turqi
Temë bosht e takimit ishte zgjerimi i bashkëpunimit të deritanishëm, sidomos rritja e shkëmbimit të studentëve dhe stafit në mes të dy universiteteve.
Delegacioni ishte në përbërje nga zv.Rekori për bashkëpunim ndërkombëtar Prof. Dr. Zekeriya Misirak, Koordinatori për marrëdhënie me jashtë Asst. Prof. Şeyma Akınm, zv. Koordinatori i Përgjithshëm i Marrëdhënieve me Jashtë Asst. Prof. Cemile Tekin dhe Koordinatori Ndërkombëtar i Studentëve Lect. Fatih Cihat Büyükmatur.
Ata u pritën nga Prorektori për bashkëpunim ndërkombëtar dhe ngritje të cilësisë Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri, Drejtori i Zyrës për marrëdhënie me jashtë zt. Përparim Avdullahu si dhe Prof. Asoc. Dr. Elsev BRİNA LOPAR- Shefe për Mësim në Gjuhën Turke, Prof. Asoc. Dr. Münevver Muyo-Yıldırım, Asist.Dr. Esen Spahi-Kovaç.