Urimi i Rektorit Krrabaj për 28-Nëntorin!
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, të gjithë shqiptarëve kudo që janë, ua uron festen e 28-Nëntorit.
Dita e Flamurit është data më e rëndësishme në gjithë historinë tonë. Është simbol i qëndresës së popullit shqiptar.
Kjo ditë, përpos që përkon me Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, është edhe Ditëlindja e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Dita e daljes publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Për Universitetin tonë kjo ditë është veçantë edhe për faktin se në këtë ditë është ngritur shtatorja e intelektualit dhe veprimtarit të çështjes kombëtare Ukshin Hoti, emrin e të cilit e mban me krenari universiteti ynë.
28 Nëntori në memorien e kombit tonë përmbledh aspiratat për liri e bashkim. Kjo festë na bashkon të gjithëve, nën hijen e flamurit kuq e zi, duke kujtuar rrugëtimin që e kemi kaluar deri më tani, gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri e bashkim.
Gëzuar 28-Nëntorin!
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj- Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren