Urimi i Rektorit Krrabaj për Ditën e Mësuesit “7 Marsin”
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, të gjithë mësimdhënësve të Universitetit, si dhe arsimtarëve në të gjitha nivelet e arsimit në Kosovë dhe anembanë trojeve shqiptare ua uron Ditën e Mësuesit “7 Marsin”. Me këtë rast shprehim mirënjohjen për punën dhe sakrificën që mësuesit kanë bërë dhe po vazhdojnë të bëjnë në arsimimin e gjeneratave. Kjo është një ditë e shënuar dhe më e ndritshme e popullit shqiptar kur u shënua kthesa e madhe.
Urime dhe gezuar!
Me nderime,
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj
U.d.Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren