Urimi i u.d. Rektorit Krrabaj për 14-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës!
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, uron studentët, mësimdhënësit, stafin e administratës dhe gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës për 14-vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës.
Shpallja e pavarësisë është rezultat i sakrificës të shumë brezave dhe mbështetjes së miqve tanë ndërkombëtarë.
Në këtë ditë duhet të kujtojmë ata që dhanë jetën që ne të gëzojmë lirinë e pavarësinë.
14-vjetorin e shtetit të Kosovës, Universiteti e shënon me rezultate të matshme në çdo aspekt. Mirëpo,jemi të vetëdijshëm se shumë punë na pret për arritjen e standardeve më të larta të cilësisë. Për këtë duhet të gjithë të mobilizohemi, pasi që duke punuar punën tonë me nderë e përkushtim, jetësojmë amanetin e të gjithë atyre që dhanë më të çmueshmen, që ne të punojmë në vendin tonë.
Kosovën ta bëjmë ashtu siç e deshën paraardhësit tanë, ashtu siç e duan pasardhësit tanë.
E gëzofshi të gjithë 17 Shkurtin!
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj – u.d. Rektor
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren