Urimi i U.d. Rektorit Krrabaj për Festën e 28 Nëntorit!
Prof.Asoc.Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren uron studentët, stafin akademik dhe administrativ dhe të gjithë shqiptarët ku do që janë për festat e Nëntorit: Ditën e shpalljes të Pavarësisë së Shqipërisë dhe të Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës- krenarisë tonë.
28 Nëntori është datë emblematike në memorien tonë kombëtare, që përmbledh aspiratat për liri dhe bashkim. Në këtë festë duhet të kujtojmë gjakun e dëshmorëve të rënë dhe brezat e tërë që janë sakrifikuar për liri.
Urime Festa e 28 Nëntorit!
Prof.Asoc.Dr. Samedin Krrabaj
u.d. Rektor i Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren