

Vizitë e ekipit SHER në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Sot, më 10 shtator 2025, në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren u zhvillua një takim koordinues me përfaqësuesit e projektit Sustainable Higher Education & Research (SHER), i financuar nga Qeveria e Austrisë.
Në takim morën pjesë nga ekipi i SHER-it: z. Aqim Emurli, Team Leader, dhe z. Nehat Dervishi, Koordinator Tematik, të cilët u pritën nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me menaxhmentin e universitetit, ku në takim ishin të pranishëm edhe Prorektorja Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, si dhe Prorektorja Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi mbi aktivitetet e radhës dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm për përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe forcimin e kapaciteteve kërkimore në kuadër të projektit SHER.
Universiteti i Prizrenit, si partner aktiv i këtij projekti, po kontribuon në zhvillimin e politikave dhe praktikave inovative që synojnë avancimin e sistemit të arsimit të lartë në Kosovë, duke u fokusuar në ndërkombëtarizim, qeverisje të mirë dhe hulumtim shkencor cilësor.
Takimi i sotëm riafirmoi përkushtimin e përbashkët për të çuar përpara këtë proces transformues në dobi të studentëve, stafit akademik dhe shoqërisë në përgjithësi.







