

Vizitë e përfaqësuesve të Ambasadës Amerikane në Universitetin e Prizrenit
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare përfaqësueset e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, znj. Rebecca Satterfield, Zëvendës Zyrtare për Çështje Publike dhe znj. Gresë Koca, Asistente për Angazhimin Publik.
Gjatë vizitës u diskutua për aktivitetet e përbashkëta të realizuara deri më tani, si dhe për mundësitë e reja të bashkëpunimit në mbështetje të studentëve, stafit akademik dhe proceseve të ndërkombëtarizimit të universitetit. Palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën përkushtimin për ta thelluar atë edhe në të ardhmen përmes projekteve dhe iniciativave të përbashkëta.











