

Vizitë e studentëve nga Gjermania në Universitetin e Prizrenit
Sot, Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren e vizituan 18 studentë nga Hildesheim University dhe Hannover University.
Studentët dhe delegacioni gjerman, i shoqëruar nga znj. Annette Lützel, u pritën nga Rektori, Prof. Mentor Alishani. Në pritje ishin të pranishëm edhe Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Adelina Rakaj, Sekretari i Përgjithshëm, z. Nexhmedin Krasniqi, Udhëheqësi i Zyrës për Marrëdhënie me Jashtë, z. Perparim Avdullahu, Dekanja e Fakultetit të Filologjisë, Prof. Vjollca Dibra, si dhe Prof. Ilir Krusha nga Departamenti i Gjuhës Gjermane.
Kjo vizitë përbën një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit akademik dhe shkëmbimeve studentore ndërmjet Universitetit të Prizrenit dhe universiteteve gjermane.


















