

Vizitë në Universitetin e Düzces në kuadër të programit Erasmus+
Në kuadër të programit Erasmus+, Prorektorja e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, realizoi një vizitë zyrtare te Rektori i Universitetit të Düzces, Prof. Dr. Nedim Sözbir. Në këtë vizitë e shoqëroi edhe Prof. Asoc. Dr. Esen Spahi Kovaç.
Gjatë vizitës u diskutua për bashkëpunimet ekzistuese ndërmjet dy universiteteve, si dhe për mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit akademik dhe institucional në kuadër të programit Erasmus+, me fokus të veçantë në mobilitetin e studentëve dhe stafit akademik.
Në kuadër të agjendës, u realizua edhe një vizitë në Zyrën e Koordinimit Erasmus të Universitetit të Düzces, ku u shkëmbyen informacione lidhur me programet e shkëmbimit, projektet e përbashkëta dhe praktikat më të mira në ndërkombëtarizim. Po ashtu, u zhvillua një takim me stafin akademik të Fakultetit të Edukimit, gjatë të cilit u ndanë përvoja akademike dhe u diskutuan mundësitë për bashkëpunime të ardhshme.
Kjo vizitë pritet të kontribuojë në forcimin e marrëdhënieve ndëruniversitare dhe në avancimin e objektivave të ndërkombëtarizimit. Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren falënderon Universitetin e Düzces për mikpritjen dhe bashkëpunimin.








