

Vizitë nga një delegacion akademik nga Turqia në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren ka mirëpritur një delegacion të respektuar akademik nga Turqia, në kuadër të thellimit të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe shkëmbimit të përvojave akademike ndërkombëtare.
Delegacioni përbëhej nga: Prof. Dr. Sadi Uzunoğlu, Prof. Dr. Ahmet Atakişi, Assistant Prof. Serap Dursun. Si dhe kqndidatët për doktoraturë: Davut Kazaz dhe Adjera Alitoska Kazaz.
Gjatë vizitës, delegacioni u prit nga përfaqësues të udhëheqjes së Universitetit të Prizrenit dhe stafi akademik i Fakultetit të Ekonomisë. Në takim u diskutuan mundësitë për bashkëpunim në fushën e ekonomisë si dhe në sfera tjera.
Vizita u zhvillua në një atmosferë bashkëpunuese dhe miqësore, ku të dy palët shprehën gatishmërinë për të ndërtuar partneritete afatgjata që do të kontribuojnë në rritjen e cilësisë së arsimit dhe kërkimit shkencor.
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren e vlerëson lart këtë vizitë, e cila përbën një hap konkret drejt ndërkombëtarizimit të mëtejshëm të institucionit dhe forcimit të rolit të tij në rrjetin akademik rajonal dhe më gjerë.








