Zgjedhën anëtarët e rinj të Senatit nga njësitë akademike dhe administrata
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten janë mbajtur zgjedhjet për zgjedhjen e përfaqësuesve të rinj të njësive akademike dhe administratës në Senatin e Universitetit. Procesi është zhvilluar normalisht në udhëheqje nga Komisioni Zgjedhor Qendrorë dhe Komisionet zgjedhore nga njësitë akademike.
Anëtar i Senatit nga radhët e Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit është zgjedhur Ass. Liridon Buqa, nga radhët e Fakultetit Juridik Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi, nga radhët e Fakultetit të Filologjisë Prof. Asoc. Dr. Izer Maksuti, nga radhët e Fakultetit të Edukimit Prof. Ass. Dr. Lulzim Ibri, nga radhët e Fakultetit të Ekonomisë Ass. Vesel Usaj , nga radhët e Fakultetit të Shkencave Kompjuterike Ass. Endrit Fetahi nga radhët e administratës anëtar i Senatit është zgjedhur Nehat Gashi.
Komisioni Zgjedhor ka konstatuar se procedurat e votimit kanë shkuar normalisht në çdo aspekt.