Zgjedhen u.d. prorektorët e Universitetit "Ukshin Hoti" Prizren
Në drejtim nga Kryesuesi Prof. Asoc. Dr. Arif Murrja, në mbledhjen e mbajtur të premtën, Këshilli Drejtues ka zgjedhur u.d. prorektorët:
Prof. Ass. Dr. Albana Plakiqi-Milaimi – u.d. prorektor për mësim, shkencë dhe çështje studentore,
Prof. Ass. Dr. Arsim Susuri – u.d. Prorektor për marrëdhënie me jashtë dhe ngritje të cilësisë,
Prof. Ass. Dr. Dardan Vuniqi – u.d. Prorektor për buxhet, financa dhe infrastrukturë.
Zgjedhja e tyre është bërë me propozim të u.d. Rektorit Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj. Krrabaj theksoi se propozimin e ka bërë pas konsultimeve me Senat dhe si rezultat i besimit personal në potencialin e tyre për kryerjen e detyrave që na presin duke konsideruar se kanë përvojë menaxheriale.