

KOMUNIKATË - Zgjedhjet e studentore 2023
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u zhvilluan zgjedhjet studentore. Të hënën, më 10.07.2023, nga ora 08:00-19:00, në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, u mbajtën zgjedhjet për Parlamentin Studentor dhe Këshillat Studentore nëpër fakultete.
Komisioni i Zgjedhjeve Studentore pranë Universitetit “Ukshin Hoti”, ka konstatuar se zgjedhjet janë zhvilluar në mënyrë të rregullt dhe në përputhje me legjislacionin në fuqi. Është e rëndësishme të përmendet se kjo ishte hera e parë që zgjedhjet u zhvilluan në mënyrë elektronike përmes platformës SMU (Sistemi i Menaxhimit të Universiteteve), duke lejuar studentët të votojnë me lehtësi përmes llogarive të tyre personale.
Rezultatet e zgjedhjeve do të shpallen në bazë të ecurisë së zgjedhjeve dhe anëtarët e sapozgjedhur të Parlamentit Studentor dhe Këshillit Studentor do të fillojnë mandatin e tyre më 1 tetor 2023.
Së fundi, dëshirojmë të shprehim mirënjohjen tonë për studentët për fushatë respektuese dhe pjesëmarrje në zgjedhje, si dhe ndaj individëve të tjerë që mbështetën organizimin e këtyre zgjedhjeve.
Komisioni Zgjedhor Studentor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren.




