Zv. Kryeministrja Redzepi priti në takim u.d. Rektorin Krrabaj
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren ka takuar zv. Kryeministren e Qeverisë të Republikës së Kosovës znj. Emilija Redzepi.
Në takim u diskutua për akreditimin dhe hapjen e drejtimeve të reja në gjuhën boshnjake dhe turke.
Rektori Krrabaj theksoi se Universiteti është multietnik dhe se janë të përkushtuar që krahas drejtimeve ekzistuese në gjuhën boshnjake dhe turke të hapin edhe drejtime të reja edhe në këto gjuhë në përputhje me kërkesat e tregut por edhe me mundësitë që janë aktualisht me kuadro nga këto gjuhë.
Zv. Kryeministrja e falënderoi Rektorin Krrabaj për kujdesin që tregon dhe e siguroi se Universiteti do ta ketë vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë.