zv. Rektori i Akademisë së Studimeve Albanologjike - Tiranë, Prof.Dr. Valter Memisha vizitoi Universitetin "Ukshin Hoti" Prizren
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj u.d. Rektor në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten ka pritur në takim zv. Rektorin e Akademisë së Studimeve Albanologjike – Tiranë, Prof.Dr. Valter Memishën. Në takim ishin edhe u.d. Dekani i Fakultetit të Filologjisë, Prof. Asoc. Dr. Flamur Shala dhe zv. Dekani Prof. Ass. Dr. Xhafer Beqiraj. Ai vizitoi edhe Fakultetin e Filologjisë ku u prit nga stafi i fakultetit. Në takim u diskutua për çështje të rëndësishme nga fusha e albanologjisë dhe për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve.
Përvoja e gjatë akademike, kërkimore dhe drejtuese e Prof. Memishës, do të na shërbejë për avancimin e programeve në fushën e albanistikës dhe albanologjisë në përgjithësi.
Profesor Memishës i urojmë shumë suksese në çuarjen përpara të projekteve që trasojnë rrugën e bashkëpunimit afatgjatë ndërmjet Akademisë së Studimeve Albanologjike dhe Fakultetit të Filologjisë të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti”.