

Zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës realizojnë ligjëratë dhe takim në Univerzitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren
Zyrtarja e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Kosovës realizojnë ligjëratë dhe takim në Univerzitetin ‘Ukshin Hoti’ në Prizren
Znj. Kimberly Riffe, zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë dhe Gazmend Hoxha, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, sot bashkërisht kanë bërë një prezantim në Fakultetin Juridik të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren.
Znj. Riffe, Atasheja e Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale të Departamentit të Drejtësisë, ligjëroi para më shumë se 200 studentëve dhe personelit të Fakultetit Juridik. Kolonel Hoxha dhe Atasheu Riffe u pritën nga Rektori, Prof. Assoc. Dr. Mentor Alishani, Prof. Assoc. Dr. Enver Buçaj dhe kuadri drejtues.
Drejtori i Përgjithshëm Hoxha u foli studentëve për përvojën e tij të pasur dhe rolin e rëndësishëm të Policisë së Kosovës. Znj. Riffe foli për përvojën e saj shumëvjeçare si komandante profesionale në forcat e rendit në SHBA. Gjithashtu, znj. Riffe foli për punën e saj ndërkombëtare që ka ndihmuar në rritjen e kapaciteteve të forcave të rendit në shumë vende të botës, duke përfshirë Irakun, Afganistanin, Bregun Perëndimor, Jordaninë, Meksikën, Bangladeshin, Pakistanin dhe gati shtatë vite në Kosovë. Znj. Riffe foli gjithashtu për sfidat personale dhe profesionale që ajo përjetoi duke frymëzuar audiencën për të përdorur zërin e tyre për të folur për viktimat duke e raportua krimin në polici. Drejtori i Përgjithshëm Hoxha u kërkoi më tej studentëve dhe pedagogëve që të denoncojnë krimin në polici.



























