

FTESË PËR PJESËMARRJE NË LIGJËRATËN NGA ZNJ. KIMBERLY RIFFE, ZYRTARE E AMBASADËS AMERIKANE NË KOSOVË
Të nderuar studentë të Universitetit “Ukshin Hoti”-Prizren,
Ju ftojmë të merrni pjesë në ligjëratën dhe takimin që do të mbahet nga Znj. Kimberly Riffe, Zyrtare e Ambasadës Amerikane në Kosovë, Departamenti i Drejtësisë, Atasheu i Programit Ndërkombëtar për Asistencë në Trajnime për Hetime Penale (DOJ-ICITAP). Në këtë ligjëratë pjesëmarrës do të jetë edhe Drejtori i Policisë të Kosovës, Gazmend Hoxha.
Znj. Riffe në Universitetin Ukshin Hoti” do të ndajë përvojën e saj shumëvjeçare si oficere dhe komandante në forcat e rendit, si dhe punën e saj në nivel ndërkombëtar, partneritetin dhe ndihmën me Policinë e Kosovës dhe Inspektoratit Policor të Kosovës. Në kohën e karrierës së saj, ajo ka qenë e angazhuar në vende të ndryshme, duke përfshirë Irakun, Meksikën, Afganistanin, Jordaninë, Bregun Perëndimor, Bangladeshin dhe Pakistanin, si dhe ka një përvojë pune prej afro shtatë vitesh në Kosovë.
Ligjerata do të zhvillohet më 13.05.2024, në orën 11:00, në Amfiteatrin e Fakultetit Ekonomik.
Ju falënderojmë për vëmendjen tuaj dhe presim me padurim për një takim të frytshëm!
Me respekt,
Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani- Rektor
Universiteti”Ukshin Hoti” Prizren




