

Hapet thirrja për trajnimin e akredituar pa pagesë mbi mësimdhënien digjitale në kuadër të projektit TKAEDiTE!
Ky program, i dizajnuar nga “Kosova Center for Digital Education – Mëso Online (KCDE)”, është bazuar në hulumtimet mbi nevojat për zhvillimin profesional të mësimdhënësve dhe ofrohet nga KCDE me qëllim të zhvillimit të aftësive digjitale të nevojshme për mësimdhënie.
Certifikimi: Trajnimi është i aprovuar nga Këshilli Shtetëror për Licencimin e Mësimdhënësve dhe përfshin gjithsej 35 orë.
Vendndodhjet e trajnimit:
Prishtinë: Fakulteti i Edukimit
Prizren: Hapësirat e KREN, Qendra ITP dhe Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren
Organizimi: Sesionet do të jenë të kombinuara, fizike dhe online, dhe do të mbahen vetëm tri ditë brenda muajit.
Gjuha: Trajnimi mbahet në gjuhën shqipe.
Kohëzgjatja: Trajnimi zgjat 5 muaj dhe mbahen tri ditë nga 90 minuta në ditë çdo muaj.
Data e fillimit: 17 shtator 2024
Data e përfundimit: 31 janar 2025
Kush mund të aplikojë: Thirrja është e hapur për të gjithë mësimdhënësit e shkollave publike të Kosovës, veçanërisht nga komunat e Prishtinës dhe Prizrenit.
Për më shumë detaje, ju lutemi shihni orarin e trajnimeve në fund të formularit.
Formulari për aplikim:




