

FTESË: Tryezë shkencore kushtuar kontributit shkencor dhe kombëtar të Akademik prof.dr.Eshref Ademaj
Më datën 21 shtator 2024, me fillim në orën 10:00 në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren mbahet Tryeza shkencore kushtuar kontributit shkencor dhe kombëtar të Akademik prof.dr.Eshref Ademaj. Në tryezë do të lexohen kumtesat e përgatitura nga bashkëpunëtorët dhe ish-studentët të akademik Ademajt. Kjo tryezë mbahet me rastin e shënimit të tridhjetë (30) vjetorit të ndarjes nga jeta të akademikut të respektuar Eshref Ademaj. Tryeza është e organizuar nga Instituti për Edukim dhe Politika Sociale në Prizren.
Pas përfundimit të tryezës shkencore do të mbahet Aktiviteti përkujtimor kushtuar kontributit shkencor dhe kombëtar të akademik Ademaj, në të cilin aktivitet do të flasin bashkëpunëtorët e akademik Ademajt. Pjesëmarrja në aktivitetin përkujtimor është e lirë. Aktiviteti përkujtimor fillon në ora 11:00 dhe zhvillohet në Amfiteatrin e Fakultetit të Edukimit.




