

Rezultatet preliminare të afatit dytë për regjistrim në studimet Master në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren për vitin Akademik 2024/2025 sipas njësive Akademike
Fakulteti Ekonomik:
Programi: Administrim Biznesi (MA)
_______________________________________________________________________________________________
Fakulteti i Shkencave Kompjuterike:
Programi: Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi (Msc)
_______________________________________________________________________________________________
Fakulteti i Edukimit:
Programi: Shkencat e Edukimit me specializim: Mësimdhënie dhe Kurrikulë (Gj.Boshnjake) (MA)
_______________________________________________________________________________________________
Afati për ankesa është deri më datë 31.10.2024 ora 23:59 ndërsa ankesa parashtrohet online: smu.uni-prizren.com, dhe shqyrtimi i tyre do të bëhet më datë 01.11.2024 në ora 9:00 kandidatët duhet të jenë të pranishëm në shqyrtimin e ankesës.
Ndërsa shpallja e rezultateve përfundimtare do të bëhet më së largu më datë 01.11.2024 deri në ora 16:00.
REGJISTRIMI I KANDIDATËVE TË PRANUAR PAS SHPALLJES SË REZULTATEVE
Fotografimi dhe regjistrimi i studentëve të pranuar:
- Fakulteti Ekonomik-Administrim Biznesi: 04.11.2024 – 05.11.2024 prej orës 09:00-15:00
- FSHK-Shkenca Kompjuterike dhe Teknologji Komunikimi: 04.11.2024 – 05.11.2024 prej orës 09:00-15:00
- Fakulteti i Edukimit- Shkencat e Edukimit, specializimi Mësimdhënie dhe Kurrikulë-Programi-gjuhë boshnjake: 04.11.2024 – 05.11.2024 prej orës 09:00-15:00
Kandidatët e pranuar për regjistrim duhet të paraqesin:
-Fletëregjistrimi i plotësuar merret me rastin e fotografimit.
-Një fotografi formati 6×4.
Bazuar në UA 09/2021, kandidatët e pranuar lirohen nga pagesa për regjistrim të semestrave për herën e parë.
Luteni që t’i përmbaheni afatit të lartshënuar, në rast të lëshimit të këtyre afateve përgjegjësia bie mbi kandidatin për mosrespektim të tij. Kandidatët të cilët nuk arrijnë të regjistrohen (fotografohen) sipas datave të shënuara do ta humbin mundësinë e regjistrimit, andaj ju lutemi që t’i përmbaheni afateve të caktuara.




