

Shprehjen e interesit për angazhimin e dymbëdhjetë (12) studentëve në Konferencën BRIDGE 2024
Në kuadër të organizimit të Konferencës BRIDGE 2024 që do të mbahet në universitetin tonë, mund të aplikojnë studentët e vitit të tretë dhe të katërt në nivelin Bachelor që plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Kërkesë
- Të jenë studentë aktivë në vitin e tretë dhe të katërt në nivelin Bachelor
- Të kenë notën mesatare 9.00 ose më të lartë
- Të kenë njohuri të gjuhës angleze
Studentët që dëshirojnë të marrin pjesë aktivisht në këtë konferencë për të fituar përvojë dhe për të kontribuar në zhvillimin akademik janë të mirëpritur të aplikojnë.
Aplikimi bëhet nga data 08.11.2024 deri më datë 14.11.2024 në Zyrën e Protokollit në objektin e Rektoratit.
Shënim: Për çdo njësi akademike do të pranohen nga dy (2) studentë.
Me respekt,
Këshilli Organizativ




