

Në Universitet u mbajt takim me temë: “Efektshmëria e proceseve të Sigurimit të Cilësisë”
Më 05.12.2024, në Universitetin “Ukshin Hoti”, u zhvillua takimi me temë “ Efektshmëria e proceseve të Sigurimit të Cilësisë” mes studentëve të të gjitha Njësive Akademike, takim i udhëhequr nga Zyra për Sigurim të Cilësisë, ku morën pjesë studentë bashkë me Kryetarin e Parlamentit Studentor z. Armend Thaqi.
Përfaqësuesit e Zyrës për Sigurim të Cilësisë ju uruan mirseardhje studentëve, si dhe i njoftuan për rëndësinë e pjesëmarrjes dhe zërit studentor në proceset e vlerësimit, me qëllim të përmirësimit të standardeve akademike dhe administrative në Universitetin tonë.
Gjatë takimit, u diskutuan :
- Proceset aktuale të Sigurimit të Cilësisë dhe rëndësinë e bashkëpunimit të tyre në vlerësim.
- Përfshirja aktive e studentëve në mekanizmat e vlerësimit të cilësisë
- Sygjerime për rritjen e transparencës dhe përmirësimin e metodave të monitorimit.
Në fjalën e tij, Kryetari i Parlamentit Studentor theksoi rëndësinë e përfshirjes së studentëve në këto procese, duke vënë në dukje se bashkëpunimi midis studentëve dhe institucioneve është thelbësor për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Përderisa përfaqësuesit e Zyrës për Sigurim të Cilësisë paraqitën inicitivat e reja, njëra ndër to dhe lansimin e Pyetësorit për AI, si dhe inkurajuan sygjerimet nga studentët për t’i bërë proceset më të efektshme dhe gjithëpërfshirëse.
Takimi vijoi me një sesion të hapur pyetjesh nga ana e të dy palëve, ku studentët patën rastin të ndanin kërkesat dhe rekomandimet e tyre. Palët u shprehën të gatshëm për një bashkëpunim drejt përmirësimit të cilësisë dhe ngritjes së përvojave studentore në të ardhmen.
Ky takim u mirëprit nga pjesëmarrësit, duke u cilësuar me një rëndësi të veçantë drejt bashkëpunimit mes studentëve dhe strukturave akademike për një sistem arsimor më të ngushtë dhe më cilësor.




