

Është hapur thirrja për aplikim në Digital Skills Festival 2025 – ITP Prizren
Është zyrtarisht e hapur thirrja për aplikim në Digital Skills Festival 2025, i cili do të mbahet në Parkun e Inovacionit dhe Teknologjisë (ITP) në Prizren, më 23 maj 2025.
Edhe këtë vit, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, përkatësisht Fakulteti i Shkencave Kompjuterike (FSHK), është bashkë-organizator i këtij festivali që tashmë është bërë tradicional dhe organizohet çdo vit me pjesëmarrje të gjerë nga sektori akademik dhe ai i teknologjisë.
Në këtë ngjarje marrin pjesë studentë dhe hulumtues nga të gjitha universitetet publike dhe private në Kosovë, të cilët prezantojnë projekte, ide inovative dhe angazhohen në aktivitete interaktive.
Në kuadër të festivalit, FSHK është organizator i Hackathon-it për Inteligjencë Artificiale, i cili zhvillohet si pjesë e projektit ERASMUS+ LAIA. Ky Hackathon do të jetë një mundësi unike për të gjithë të rinjtë e apasionuar pas AI-së që të sfidojnë veten dhe të punojnë në zgjidhje kreative me ndikim real.
🗓 Data e festivalit: 23 Maj 2025
📍 Vendi: ITP Prizren
🔗 Aplikoni tani: https://kick-tick.com/events/digital-skills-festival/
Ju inkurajojmë të rezervoni biletën tuaj dhe të aplikoni në një apo më shumë nga aktivitetet që do të zhvillohen gjatë festivalit.




