

Njoftim për Takim Informues me Përfaqësues të Policisë së Kosovës
Data: 25 qershor 2025
Ora: 11:00
Vendi: Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik
Takimi ka për qëllim ofrimin e informacioneve dhe sqarimeve të nevojshme lidhur me konkursin e hapur për pranim në Policinë e Kosovës, i cili është aktiv nga data 17.06.2025 deri më 07.07.2025. Të drejtë aplikimi kanë të gjithë personat nga mosha 18 deri në 30 vjeç, të cilët i plotësojnë kriteret e konkursit.
Gjatë takimit, të pranishëm do të jenë përfaqësues të lartë të Drejtorisë Rajonale dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Kosovës, të cilët do të ofrojnë informata të drejtpërdrejta për procesin e aplikimit, kushtet e punës, dhe mundësitë për zhvillim profesional e akademik brenda këtij institucioni të rëndësishëm të sigurisë.
Ftojmë të gjithë studentët dhe të interesuarit të marrin pjesë në këtë ngjarje me rëndësi, që përveç informimit, synon të inkurajojë të rinjtë të bëhen pjesë e Policisë së Kosovës – një mundësi e mirë për të ndërtuar një karrierë të sigurt dhe të respektuar në shërbim të vendit.
Mirë se vini!




