

Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadat e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Austrisë ju fton në sesione informuese
Zyra Erasmus+ në Kosovë në bashkëpunim me Ambasadat e Italisë, Francës, Gjermanisë dhe Austrisë ju fton në sesione informuese mbi mundësitë që ofron Programi Erasmus+ për studime dhe eksperienca ndërkombëtare!
Këto sesione janë të hapura për të gjithë ata që janë të interesuar për përvoja (shkëmbime stafi, studime, shkembime dhe projekte rinore) veçanërisht në këto vende të Bashkimit Evropian përmes Programit Erasmus+.
Datat & Lokacionet:
Dita Italiane – 13 tetor | 09:00 – 11:30 | Europe House, Prishtinë;
Dita Franceze – 14 tetor | 09:00 – 11:30 | Instituti Francez, Prishtinë (sesion per student dhe organizata rinore;
Dita Gjermane – 15 tetor | 09:00 – 11:30 | Europe House, Prishtinë;
Dita Austriake – 16 tetor | 09:00 – 11:30 | Europe House, Prishtinë.
Të hapura për studentë, staf akademik dhe organizata rinore.
Vendet janë të kufizuara – rezervoni pjesëmarrjen tuaj deri më 8 tetor 2025: [email protected]
(shkruani emrin dhe datën e sesionit që doni të ndiqni)
Mos e humb rastin për të zbuluar mundësitë që Erasmus+ ka për ju!
#EUfunded #ErasmusPlus #erasmusdays2025 #bursa #MobilityMatters




