

Mirënjohje për kontributin në fuqizimin e të rinjve dhe mbështetjen e edukimit cilësor
Sot, më 10 tetor 2025, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren u nderua me mirënjohje për kontributin në fuqizimin e të rinjve dhe mbështetjen e edukimit cilësor, në një ngjarje të organizuar nga OJQ “THY” në bashkëpunim me UNICEF-in në Kosovë, Agjencinë Austriake për Zhvillim (ADA) dhe Komunën e Prizrenit.
Mirënjohjen në emër të universitetit e pranoi Rektori, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, i cili u shpreh mirënjohës për vlerësimin dhe theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve akademike dhe organizatave që mbështesin zhvillimin e të rinjve.
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve ndërkombëtare dhe lokale, drejtues shkollash, studentë dhe të rinj përfitues të programeve mbështetëse, ndër ta edhe studentë të Universitetit të Prizrenit.
Ky vlerësim dëshmon angazhimin e vazhdueshëm të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren në krijimin e mundësive për arsim cilësor, zhvillim profesional dhe përfshirje aktive të të rinjve në shoqëri.










