

Thirrje për projektet kreative dhe inovative në fushat STEM
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka shpallur thirrjen për projektet kreative/inovative në fushat STEM, e cila u mundëson studentëve të sjellin idetë e tyre në jetë!
Kush mund të aplikojë?
Të drejtë aplikimi kanë studentët aktualë të nivelit Bachelor në fakultetet e fushave STEM (Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Matematikë), të cilët dëshirojnë të prezantojnë ide origjinale dhe kreative me potencial për zbatim praktik.
Përbërja e ekipeve:
Projektet duhet të dorëzohen në ekipe me 3 deri në 5 anëtarë, me përbërje të përzier nga vajza dhe djem.
Detajet e thirrjes dhe mënyra e aplikimit:
Të gjitha informatat i gjeni në linkun zyrtar të MASHTI:
Shiko thirrjen këtu – https://masht.rks-gov.
Inkurajojmë të gjithë studentët tanë që të marrin pjesë në këtë iniciativë dhe të shpalosin potencialin e tyre krijues dhe inovativ




