

Ftesë për pjesëmarrje në konferencën ndërkombëtare Bridge 2025
Të nderuar kolegë, studiues dhe pjesëmarrës,
Kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në Konferencën e 4-të Ndërkombëtare Shkencore “BRIDGE 2025 – The Future of Science: Challenges and Opportunities”, që do të mbahet në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, më 21-22 nëntor 2025.
Programin e plotë të konferencës mund ta gjeni këtu:
Hapja zyrtare e konferencës do të bëhet më 21.11.2025, ora 10:30 – në ambientet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren.
Ftojmë të gjithë pjesëmarrësit që të jenë prezent që në hapje, për të ndjekur fjalimet përshëndetëse, prezantimet e para dhe programin e pasur shkencor që do të zhvillohet gjatë dy ditëve të konferencës.
Ju mirëpresim me respekt!
BRIDGE 2025 – University “Ukshin Hoti” Prizren




