

THIRRJE PËR APLIKIM NË BURSA STUDIMI NË TAJVAN – AFATI 15 MARS 2026
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren fton të gjithë studentët e interesuar që të aplikojnë për bursat e ofruara nga Tajvani, të prezantuara gjatë takimit me përfaqësuesen e Taipei Representative Office in Budapest, znj. Anna Y. C. Ho.
Çfarë ofrojnë bursat?
- Mbulim të plotë të shpenzimeve të studimit
- Mbështetje financiare për qëndrim
- Mundësi studimi në universitete prestigjioze në Tajvan
- Perspektivë akademike dhe profesionale në një nga ekonomitë më inovative në botë
Tajvani është lider global në industrinë e gjysmëpërçuesve dhe teknologjisë së avancuar, duke prodhuar rreth 90% të çipave më të avancuar në botë. Studimi atje përbën një mundësi unike për zhvillim profesional, veçanërisht në fushat e inxhinierisë, teknologjisë dhe shkencave të aplikuara, por edhe në disiplina të tjera.
Afati i fundit për aplikim: 15 mars 2026
Të gjithë studentët e interesuar mund të informohen për kriteret, dokumentacionin dhe procedurat e aplikimit në linkun zyrtar:
https://www.roc-taiwan.org/hu_hu/post/4015.html
Universiteti inkurajon studentët që të përfitojnë nga kjo mundësi e jashtëzakonshme për avancim akademik dhe ndërkombëtarizim të karrierës së tyre.
Mos e humbni këtë shans për të studiuar në një nga qendrat më të rëndësishme të inovacionit në botë!




