

Konkurs për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/20
K O N K U R S
Për ndarjen e bursave universitare për vitin akademik 2019/20
Përfitues të bursës universitare do të jenë vetëm studentët e Universitetit “ Ukshin Hoti” ata të nivelit Beçelor dhe nivelit Master të studimeve, e të cilët duhet t’i plotësojnë kriteret si në vijim:
- Të jetë student në njërin nga fakultetet e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren;
- Të mos ketë vit të përsëritur të studimeve;
- T’i ketë përfunduar të gjitha provimet e vitit akademik 2019/20 në afatin e rregullt të shtatorit;
- Të ketë notë mesatare të vitit akademik 2019/20 të paktën nëntë (9.0).
Dokumentacioni për aplikim:
- Formulari i aplikimit;
- Pasqyra e notave;
- Kopja e letërnjoftimit të Republikës së Kosovës;
- Numrin e llogarisë bankare(personale).
Shnënim:
Lartësia e bursës do të caktohet varësisht nga numri i studentëve përfitues të bursës.
Dorëzimi i dokumentacionit bëhet në zyrën 532, në Administratën Qendrore, objekti i FSHJM-së.
Afati për aplikim është prej datës 08.09.2021 deri më 22.09.2021.




