

Njoftim për gjithë të interesuarit për transfer nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren
Shpallja e konkursit është bazuar në udhëzimin administrativ 13/2018 për Sistemin e Menaxhimit Administrativ në Arsimin e Lartë. Ku në këtë udhëzim në nenin 7 Afatet ligjore për regjistrim dhe vendosjen e të dhënave në SMAIL:
pika 3: IAL mundë ta bëjnë regjistrimin në SMAIL të studenteve të cilët bëjnë transfer nga një program në programin tjetër studimor brenda IAL, apo nga një institucion tjetër në fillim të çdo semestri.
Të gjithë të interesuarit për transfer nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, afati për transferim është i hapur nga:
15.09.2021 deri më 22.09.2021
Aplikimi bëhet përmes SMU-së Linku për aplikim: smu.uni-prizren.com
Duke klikuar në Aplikimi për transfer
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
1. Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
2. Kërkesa për transferim;
3. Dëshmi për vërtetimin e semestrit së paku 2019/2020 apo edhe 2020/2021;
4. Certifikatën e notave dhe ID;
5. Certifikata e lindjes;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 25 Shtator 2021.
Kryesuesi i Senatit
Prof. Asoc. Dr. Samedin Krrabaj




