

Punëtori dy ditore në kuadër të projektit ResearchCult, ERASMUS+
Me datë 30 shtator dhe 1 tetor 2021 po zhvillohet punëtoria online mbi “Etikën e kërkimit dhe integritetin dhe ToR për komitetin e etikës kërkimore”, si pjesë e projektit “Përmirësimi i Kulturës Kërkimore në Arsimin e Lartë në Kosovë”, RessearchCULT Project, Erasmus+, i financuar nga Bashkimi Evropian, dhe i koordinuar nga Kolegji IBC-M.
Në punëtorinë online po marrin pjesë përfaqësues të Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit nga Kosova dhe të gjithë partnerët vendor dhe ndërkombëtar të projektit ResearchCult dhe përfaqësuesit e Universitetit ” Ukshin Hoti”
Projekti ResearchCult ka hapur dyert për bashkëpunim në nivelet universitare dhe qeveritare në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit midis institucioneve dhe vendeve pjesëmarrëse.
Për më shumë informacione vizitoni faqen e internetit: https://researchcult.net/ ose në në mediat sociale si ResearchCult.




