

Anëtarsohu në Youth Council of the U.S. Embassy në Kosovë janë të hapura deri më datën 31 Tetor 2021
Aplikimet për t’u anëtarsuar në Youth Council of the U.S. Embassy në Kosovë janë të hapura deri më datën 31 Tetor 2021.
Forma për aplikim: https://forms.gle/sUVXA3afqz4Wg3CWA
Informata të përgjithshme mbi Këshillin Rinor të Ambasadës Amerikane në Kosovë (Youth Council):
Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në Kosovë u themelua në vitin 2013 dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar të Këshillave Rinor, të krijuar nga Departamenti i Shtetit Amerikan. Qëllimi i Këshillit është fuqizimi dhe promovimi i të rinjve të Kosovës duke u siguruar atyre mjetet për të kanalizuar potencialin kolektiv dhe të implementojnë projekte të ndryshme.
Përfitimet e anëtarësimit në Këshillin Rinor të Ambasadës:
- Mundësia për të hartuar dhe zbatuar projekte për rini
- Diskutimi i çështjeve fokusara në rini me Përfaqësuesit e Ambasadës dhe Ambasadorin Amerikan në Kosovë
- Ndërtimi i një rrjeti të fortë me anëtarët e tjerë të këshillit
- Përfaqësimi i interesave dhe objektivave të të rinjve të Kosovës
Kriteret për aplikim janë të listuara më poshtë:
- Të jeni banorë të Kosovës
- Të keni njohuri të gjuhës Angleze
- Të jeni pjesë e grupmoshës prej 16 deri në 30 vjeç.
Ne shpresojmë se mund t’a ndani këtë informatë me studentët tuaj.
Shënim: Anëtarsimi në Këshillin Rinor të Ambasadës nuk e limiton anëtarësimin në organizata të tjera rinore.




