

NJOFTIM PËR APLIKIM
Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve (MFPT) – Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës (APRK) dhe Administrata Tatimore e Kosovës (ATK) kanë nënshkruar Marrëveshjen e Bashkëpunimit për angazhimin e 100 të rinjëve për praktikë profesionale në ATK në kuadër të masës 1.4 – Skema e Punësimit të Garantuar për të Rinj, të Pakos së Ringjalljes Ekonomike. Angazhimi i praktikantëve do të zgjasë për 6 muaj me page mujore bruto prej 340 Euro.
Kriteret për aplikim:
- Të jetë i/e regjistruar si punëkërkues në Zyren e Punësimit;
- Bachelor ose Master në Drejtime Ekonomike, me specializim në Kontabilitet;
- Nota mesatare në studime duhet të jetë më e lartë se 8;
- Mosha deri në 25 vjet;
Hapat që duhet ndjekur:
1) Regjistrimi bëhet në mënyrë fizike në zyrën e punësimit në komunën ku ju jetoni. Për t’u regjistruar si punëkërkues, me vete duhet të keni:
- Kopje të ID/Letërnjoftimit;
- Kopje të diplomës dhe transkriptës së notave
- Formularin e plotësuar të aplikimit (Vegëza e formularit: https://aprk.rks-gov.net/Content/Document/DownloadDocument?ide=66m5t1Hr(Btg9AiLBRg0sw%3D%3D&lang=Albania)
2) Nëse i plotësoni kriteret, sipas pikave të më sipërme atëherë Komisioni do të ju njoftojë lidhur me statusin e aplikimit tuaj.
Vëmendje: Aplikuesit do të përzgjedhen në bazë të notes mesatare!
Zyrat e Punësimit janë të hapura për aplikantë nga e hëna deri të premtën prej08:00 – 16:00.
Aplikimi do të jetë i hapur deri më: 15 nëntor 2021 ora 16:00.




