

Webinar: Mbështetje e ideve inovative nga projekti SMART4ALL
Webinar: Mbështetje e ideve inovative nga projekti SMART4ALL
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren, do të organizojë webinarin e radhës me emrin “Mbështetje e ideve inovative nga projekti SMART4ALL” në gjuhën shqipe për aplikantët e mundshëm me origjinë nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Mali i Zi, me datën 08/12/2021 nga ora 11:00.
Qëllimi i projektit SMART4ALL është të lidhë kompanitë inovative me një ide të zhvilluar me institucionet dhe kompanitë e BE-së përmes dhënies së granteve që do të mundësojnë financimin e transferimit të njohurive dhe teknologjisë dhe mbështetjen përmes shërbimeve të trainimit të ekspertëve kryesorë botërorë në etikë, teknologji, financim dhe zhvillim të biznesit.
Për regjistrim shkoni në linkun: https://www.eventbrite.com/e/mbeshtetja-ideve-inovative-nga-projekti-smart4all-tickets-221536159617




