

F T E S Ë - Manifestimi me rastin e pensionimit të Prof.asoc.dr.Ragip Gjoshi
Fakulteti i Edukimit
Në Vlerësim për të gjithë kontributin e Prof.asoc.dr. Ragip GJOSHI, me rastin e pensionimit dhe punës së çmuar në shërbim të sistemit arsimor në Kosovë, dhe kontributin e dhënë në dekadën e mbijetesës së shkollës shqipe, dhe për rezultatin e sukseset shumëvjeçare në të gjitha nivelet e sistemit të arsimit të Kosovës dhe në edukimin e brezave të tërë në periudha të ndryshme të vështira për fatet e vendit, bëjmë këtë
F T E S Ë
I/ e nderuar,
Ftoheni të merrni pjesë në Manifestimin e organizuar nga Këshilli i Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me Parlamentin Studentor të Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” që do të mbahet me rastin e pensionimit të Prof.asoc.dr.Ragip Gjoshi.
Me këtë rast, përveç drejtuesve të Universitetit dhe miqëve të profesorëit e studentëve, jeni të ftuar edhe ju dekan e prodekan të të gjitha njësive akademike dhe i gjithë personeli akademik dhe administrativ.
Përveç disa fjalëve përshendetëse dhe ndarjeve të disa mirënjohjeve, me nismën e studentëve është përgatitur edhe dokumentari:”Një jetë e tërë në shërbim të shkronjave shqipe dhe në udhën e lirisë…”-dedikuar veprimtarisë së profesorit që po pensionohet.
Manifestimi mbahet, më 14 janar (E premte) në ora 11:00 në Amfiteatrin e madh të Universitetit të Prizrenit.
Ky pikëtakim ynë Organizohet nga Këshilli i Fakultetit të Edukimit në bashkëpunim me Parlamentin Studentor!
Me respekt,
Keshilli Organizative për manifestimin e pensionimit të Profesori Ragip Gjoshi




