

Njoftim nga Senati për transfere nga IAL-të
Të gjithë të interesuarit për transfer nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, afati për transferim është i hapur nga:
09.02.2022 deri më 18.02.2022:
Aplikimi bëhet përmes SMU-së Linku për aplikim: smu.uni-prizren.com/StudentiKerkesaTrasnfer
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
1. Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
2. Kërkesa për transferim;
3. Dëshmi për vërtetimin e semestrit së paku 2020/21 apo edhe 2021/2022;
4. Certifikatën e notave dhe ID;
5. Certifikata e lindjes;
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 22 shkurt 2022.




