

Njoftim për Afatin e provimeve (Prill 2022)
Të dashur kolegë, ju njoftojmë që pas mbledhjes online të Senatit dhe pas rregullimit të SMU-së, Senati morri vendim që afati të realizohet kësisoj:
- Afati për paraqitjen e provimeve bëhet nga data: 13.04.2022 duke filluar nga ora 10:30 deri më 19.04.2022 deri në ora 16:00.
- Mbajtja e provimeve bëhet nga data: 11.04.2022 deri më 22.04.2022.
- Afati për vendosjen e notave në SMU bëhet nga data: 15.04.2022 deri më 30.04.2022.
- Gjatë paraqitjes së provimeve të Afatit të Prill, afati për paraqitje të temës së diplomës do të jetë i mbyllur.
- Shkarkimi i fletëpagesave dhe regjistrimi i semestrit veror bëhet nga data: 13.04.2022 deri më datë 19.04.2022 deri në ora 16:00, vlen për dy nivelet e studimeve.
- Studentët kanë drejt të paraqesin vetëm dy provime në afatin e Prillit




