

THIRRJE PËR APLIKIM PËR VULLNETAR NË SHKOLLËN VERORE NDËRKOMBËTARE 2022
THIRRJE PËR APLIKIM PËR VULLNETAR NË
SHKOLLËN VERORE NDËRKOMBËTARE 2022
Këshilli organizativ i Shkollës Verore Ndërkombëtare shpall të hapur thirrjen për pozitën e studentëve asistent (vullnetar) për edicionin e parë të Shkollës Verore Ndërkombëtare 2022. Përmes kësaj pozite, studentët e përzgjedhur do të përfitojnë nga 150 euro kompensim për periudhën kohore 25 Korrik – 13 Gusht 2022.
Kushtet për tu përzgjedhur
- Të jetë student aktiv ose i diplomuar në institucione publike universitare
- Të ketë njohuri të gjuhës angleze
- Përparësi do të kenë studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren
Si të aplikoni
Dokumentet e mëposhtme dhe aplikimi bëhet në google form.
- Kopja e student ID-së
- Njohës të gjuhës angleze
Përveç kompensimit material në vlerë 150 euro, vullnetarët gjithashtu do të pajisen me një certifikatë si dhe do kenë mundësi të krijojnë rrjetëzim me studentë vendor dhe të huaj nga vende të ndryshme të botës.
Afati i aplikimit
Aplikimi fillon nga data 04.07.2022 dhe mbaron me datë 10.07.2022
Të gjithë kandidatët duhet të paraqiten në intervistë me datë 12.07.2022 ora 10:00 në FSHJM.
Përzgjedhja
Përzgjedhja dhe propozimi do të bëhet nga Këshilli Organizativ i Shkollës Verore Ndërkombëtare 2022, sipas kritereve të caktuara në thirrje dhe sipas aftësive të dëshmuara në intervistë. Vendimi final do të merret nga senatit i UUHP-së.
Linku për aplikim: https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLScdN0alv-RVxnbu2AFbEkKqjqN3QVwjP9l4OOuXCBwk_I_BRQ/viewform?vc=0&c=0&w=1&flr=0




