

Njoftim për hapjen e konkursit për transfer nga IAL në RKS në Universitetin "UKSHIN HOTI" Prizren
NJ O F T I M
Të gjithë të interesuarit për transfer nga Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Kosovës në Universitetin ‘’Ukshin Hoti’’ në Prizren, ju njoftojmë se afati për transferim është i hapur nga data: 13.09.2022 deri më 21.09.2022.
Aplikimi bëhet përmes SMU-së në këtë Link: smu.uni-prizren.com/StudentiKerkesaTrasnfer
Ose ne linkun: smu.uni-prizren.com , pastaj klikon aplikim në Aplikimi për transfer/indeks
Kushtet për pranimin e studentëve dhe dokumentacioni i nevojshëm:
- Të ketë të përfunduar vitin e parë të studimeve;
- Kërkesa për transferim;
- Dëshmi për vërtetimin e semestrit për vitin akademik 2021/2022;
- Certifikatën e notave dhe ID;
- Certifikata e lindjes.
Të gjitha dokumentet e nevojshme duhet të jenë në origjinal së bashku me aplikacionin nga sistemi.
Dokumentacioni dorëzohet vetëm në kopje fizike tek Zyrtari për shërbime studentore tek Fakulteti përkatës.
Komisioni i Studimeve i Fakultetit përkatës do t’i shqyrtojë kërkesat dhe do t’i njohë notat nga Fakulteti paraprak jo më vonë se deri më datën 25.09.2022.




