

Njoftim për fillimin e Vitit të Ri Akademik 2022/2023 dhe aktivitetet e Javës së Mirëseardhjes!
Njoftohen studentët e Universitetit “Ukshin Hoti” se Viti i Ri Akademik 2022/2023 fillon më 3.10.2022.
Ligjëratat dhe ushtrimet do të mbahen në bazë të orarit të publikuar nga njësitë akademike për secilin program studimor.
Me këtë rast, ju njoftojmë se më 3, 4 dhe 5 Tetor do të mbahet aktiviteti kryesor në kuadër Javës së Mirëseardhjes për studentët e rinj që janë regjistruar në Universitet në vitin a parë të studimeve.
Oraret e pritjes solemne dhe prezantimeve para studentëve, janë si në vijim:

E hënë (3.10.2022)
v F. i Filologjisë
v Programi Gjuhë dhe Letërsi Shqipe – 9.00
v ProgramI Gjuhë dhe Letërsi Angleze – 9.40
v Program në Gjuhë dhe Letërsi Gjermane – 10.20
v FSHK
v Programi TIT – në gjuhën shqipe 11.00 – Tri programet
E martë (4.10.2022)
v FSHJM
v Programi: Agrobiznes – 9.00
v Programi: Shkencat e Pyjeve dhe Mjedisit – 9.40
v F. Juridik
v Programi: Juridik i përgjithshëm – 10.30
v F. Ekonomik
- Programi AB – 11.20
- Programi MN – 12.00
E mërkurë (5.10.2022)
v F. i Edukimit
v Programi Parashkollor në gjuhën shqipe 9.00
v Programi Parashkollor në gjuhën turke 9.40
v Programi Parashkollor në gjuhën boshnjake 10.20
v Programi Fillor në gjuhën shqipe 11.00
v Programi Fillor në gjuhën turke 11.40
v Programi Fillor në gjuhën boshnjake 12.20
- Studentët do të priten nga Menaxhmenti dhe i gjithë stafi akademik dhe administrativ i Njësisë akademike. Në fillim, fjalën hyrëse do ta marr Dekani, i cili do të flasë në pika të shkurtra mbi historikun e fakultetit (programeve) për misionin dhe vizionin, si dhe do të njoftojë studentët me Stafin akademik (5 minuta).
- Qendra e Karrierës dhe Alumnit (N. Gashi) do të paraqesë para studentëve Doracakun për studentin dhe çështjet tjera që lidhen me këtë Qendër (10 minuta).
- Më pas, bartësit e programeve të Njësive akademike do të prezantojnë në pika të shkurtra (Power Point) programet (një Syllabus model, Pasqyrën e programit, kalueshmërinë, vlerësimin, lëndët (Z, O), ECTS, etj. (10-15 minuta). Studentët do të njoftohen në pika të shkurtra për SMU.
- Studentëve u shpërndahen ID-kartelat nga Parlamenti Studentor. Njoftohen studentët që një takim (trajnim) më i hollësishëm për SMU do të bëhet nga vetë IT-të pas marrjes së ID kartelave, në kordinim me parlamentin e studentëve dhe zyrën e IT-së.
- Do të mbahet një fjalim nga Kryetari i Këshillit Studentor. Në pika të shkurtra rreth rolit të studentëve, të drejtat, përfaqësimin e tyre, bashkëpunimin me Qendrën e Karrierës dhe alumnit, etj..
- Prorektorja për buxhet dhe financa do të prezantojë para studentëve Kodin e etikës për studentë (10 minuta).
- Në fund Menaxhmenti i Njësisë akademike do të njoftojë studentët me infrastrukturën brenda Fakultetit dhe Kampusit Universitar.
- Në Web faqe të Universitetit (gjegjësisht nëpër faqet e Fakulteteve përkatëse) do të vendosen PPT (prezantimet) dhe fotografitë nga ky event.




