

Lansimi i projektit "Increasing employability of UPZ IT students through Internships & Training at ITP" në UPZ nga Simon Floeth
Të nderuar studentë,
kemi kënaqësinë t’ju ftojmë në lansimin e projektit të parë në Universitetin “Ukshin Hoti” për punë praktike dhe trajnime për studentë i cili është në partneritet mes UPZ dhe ITP-GIZ-it gjerman. Projekti ka për qëllim që së paku 20 studentëve nga Fakulteti i Shkencave Kompjuterike t’ju ofroj punë praktike me pagesë në kohëzgjatje prej 3 deri 6 muaj në bizneset që janë të lokalizuara në ITP. Praktikantët më të mirë do kenë mundësi të punësohen nga ata biznese sepse kërkesa është shumë e madhe për punëtorë.
Ky projekt u realizua nga Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani e cila u angazhua për një vite me takime të shumta, dhe sot jemi krenar për lansimin e tije. Gjithashtu falënderojmë Këshillin Drejtues të UPZ që miratuan kërkesën e FSHK për tu bërë pjesë me bashkëfinancimin e këtij projekti me vlerë mbi 25000 euro.
Data: 20.10.2022 (e enjte)
Lokacioni: UPZ amfiteatri 300.
Prezantues: Simon Floeth-Drejtor i ITP-GIZ dhe Prof.Ass.Dr.Zirije Hasani
Ora: 13:00
Ftohen të gjithë të interesuarit të marrin pjesë në këtë sesion informues!




