

Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë
MINISTRIA E EUROPËS DHE PUNËVE TË JASHTME
AMBASADA E FRANCËS NË KOSOVË
Departamenti për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore
Thirrje për aplikim : bursa universitare në Francë
Bursa të Qeverisë së Francës 2023
Ambasada e Francës në Kosovë ofron këtë vit bursa universitare të nivelit Master për studentë kosovarë të
cilët dëshirojnë të ndjekin studime në Francë.
Do të trajtohen me kujdes të shtuar dosjet e aplikimit nga fushat në vijim:
– shkencat natyrore: kimi, fizikë, matematikë,biologji si dhe,
– bujqësi dhe mjedis.
Dosja për aplikim i dërgohet Departamentit për bashkëpunim dhe veprimtari kulturore dhe duhet të
përmbajë : një CV, letrën motivuese, kopjen e diplomës së fundit me transkriptin e notave si dhe dëshminë
e të qenit në kontakt apo pararegjistrimin në një universitet francez.
Dosja juaj mund të përmbajë poashtu një letër rekomandimi nga një nga profesorët ose nga shefi i
departamentit.
Perparësi kanë dosjet e studentëve të cilët kanë njohuri në gjuhë frënge të nivelit B1 /B2 ose shfaqin interes
për mësimin e gjuhës frënge.
Afati i fundit për dorëzimin e dosjeve është data 12 qershor 2023.
Kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për intervistë në Ambasadën e Francës gjatë muajit qershor 2023.
Dosjet duhet dërguar në e-mail adresën në vijim : [email protected]
Për informata shtesë rreth studimeve në Francë:
– Ambasada e Francës në Kosovë : https://kosovo.ambafrance.org/-Etudier-en-France-311-
– Espace Campus France në Aleancën Franceze në Prishtinë : [email protected]
– Web faqe rreth studimeve në Francë : https://www.campusfrance.org/fr/sejour-universitaire-France




