Në Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren, u mbajt Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar me titull “Qasje të integruara ndaj shëndetit mjedisor, kafshëve dhe njerëzve”
Në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren, të premten është organizuar Simpoziumi Shkencor Ndërkombëtar me titull “Qasje të integruara ndaj shëndetit mjedisor, kafshëve dhe njerëzve”. Ky simpozium bazuar në konceptin “One Health”, u organizua si rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren, ECVPH (European College of Veterinary Public Health), Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” dhe Universitetit të Wyoming, SHBA.
Në këtë simpozium morën pjesë rreth 150 pjesëmarrës. Shëndeti i njeriut, i kafshëve, ndotja e ambientit e teknologjia ushqimore ishin disa prej tematikave kryesore që u paraqitën në këtë simpozium përmes punimeve shkencore.