

Mundësi për kalimin e një semestri në universitetet në SHBA
Mundësi për kalimin e një semestri në universitetet në SHBA
Desha t’u njoftoj me programin Global UGRAD, i cili është i hapur për aplikime deri me datë 15 dhjetor 2023. Përmes këtij programi, studentët e nivelit Bachelor mund të aplikojnë për të kaluar një semestër shkëmbimi në një universitet të Amerikës.
Thirrja është e hapur për studentet e vitit të dytë, të cilët janë duke i ndjekur studimet në Kosovë në një fakultet me kohëzgjatje prej katër vjetësh, ashtu janë disa nga drejtimet që Universiteti i Prizrenit “Ukshin Hoti” ofron për studentët.
Do e vlerësonim shumë nëse mund ta ndani këtë mundësi me studentët tuaj.
Për më shumë informata ju lutem shihni thirrjen e plotë të shpallur nga Ambasada Amerikane në Kosovë: LINKU, si dhe ndjehuni të lirë të shpërndani kontaktin tim në rast se dikush ka pyetje rreth aplikimit.




