image_pdfimage_print
You are here:
  • Menaxhon punën e përgjithshme të zyrës së arkivit të Universitetit dhe ndihmon menaxhmentin në caktimin e objektivave dhe zhvillimin e planit të punës për përmbushjen e këtyre objektivave si dhe harton planin e punës për menaxhimin arkivor;
  • Menaxhon stafin e vartës si dhe koordinon punët me zyrtarët e universitetit që janë prodhues të materialeve arkivore dhe në bashkëpunim me mbikëqyrësin, organizon punën përmes ndarjes së detyrave, ofron udhëzime dhe monitoron punën e stafit për ofrimin e shërbimeve cilësore;
  • Kujdeset për harmonizimin e akteve të brendshme arkivore me legjislacionin në fuqi për arkivat në Republikën e Kosovës. Siguron hartimin, zhvillimin dhe mbikëqyrjen e zbatimit të politikave, procedurave dhe standardeve lidhur me menaxhimin e shënimeve, regjistrave, dokumenteve dhe arkivave;
  • Dizajnon sistemin dhe programet për menaxhimin, shpërndarjen dhe deponimin në arkiv të shënimeve, regjistrimeve, dokumenteve, fotografive, dhe materialeve tjera. Kryen detyrat e njësisë kërkuese në rast të inicimit të procedurave në lëmin e arkivit;
  • Krijon dhe përditëson planin e klasifikimit të dokumenteve dhe propozon modelet dhe praktikat më të mira për klasifikimin e dokumenteve në përputhje me legjislacionin ne fuqi;
  • Përcakton kodet sipas strukturës organizative të institucionit dhe në bazë të kodeve të caktuara së bashku me personelin e arkivit bënë klasifikimin e dokumenteve;
  • Siguron mirëmbajtjen e regjistrave gjithëpërfshirës për të siguruar përputhshmërinë me kërkesat ligjore dhe ofron informata statistikore dhe të tjera për mbikëqyrësin dhe organet e jashtme sipas kërkesës;
  • Bën vlerësim të rregull të stafit nën mbikëqyrje të tij dhe përkrahë zhvillimin e tyre përmes trajnimeve për të siguruar kryerjen e detyrave të tyre në nivel me standardet e kërkuara.