

Aktivitetet me BKI-të dhe Qendrën e Karrierës të Projektit "Partneritetet e Sektorit Privat për Përmirësimin e Arsimit të Lartë"
Takimet u realizuan me Bordet Këshilluese Industriale të Fakultetit të Shkencave të Jetës dhe Mjedisit dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike. 
Gjithashtu, ndër të tjera. u bë përmbledhja e punëtorisë “Kosova LEARN,” e mbajtur disa ditë më parë, u analizuan nevojat për programet e studimit, diskutua për platformën E-Karriera, dhe për kapacitetet aktuale të Qendrës së Karrierës në Universitet. 

Aktivitetet e Projektit të përkrahur nga USAID “Partneritetet në Sektorin Privat për Përmirësimin e Arsimit të Lartë synojnë të përforcojnë partneritetet mes sektorit privat dhe institucioneve akademike, dhe të mbështesë zhvillimin e metodave më të orientuara nga tregu dhe të mësimit më eksperimental në sektorin e Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit (TIK) dhe sektorin e Bujqësisë në Kosovë. Aktivitetet po udhëhiqen nga Konsorciumi i Iowa-s, nën drejtimin e Universitetit të Iowa-s (UI), me bashkëpunim nga Universiteti Shtetëror i Iowa-s (ISU) dhe Qendra për Arsimin e Kosovës (KEC).




