

Ambasadori i Gjermanisë Rainer Rudolph, viziton Universitetin “Ukshin Hoti” Prizren
Më 18 prill 2026, Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Ambasadorin Rainer Rudolph, me të cilin u mbajt një takim zyrtar nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani.
Gjatë takimit ishin të pranishëm edhe Prorektorja për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Ngritje të Cilësisë, Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan, Prorektorja për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë, Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj, Prof Asoc. Dr. Vjollca Dibra u.d. Dekane e Fakultetit të Filologjisë ,Prof. Asoc. Dr. Ilir Krusha Shef i programit Gjuhë dhe letërsi gjermane, si dhe Prof. Ass. Dr. Shpëtim Zymberaj.
Gjatë kësaj vizite u zhvillua një tryezë diskutimi mbi marrëdhëniet gjermano-kosovare, ku morën pjesë përfaqësues të universitetit, staf akademik dhe studentë. Diskutimi u fokusua në mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit në fushën e arsimit, shkëmbimeve akademike dhe projekteve të përbashkëta.
Në vijim të agjendës, u organizua edhe një drekë e përbashkët me stafin dhe studentët e Fakultetit të Filologjisë, përkatësisht të programit Gjuhë dhe Letërsi Gjermane, duke krijuar një mundësi të mirë për bashkëbisedim dhe shkëmbim përvojash.
Kjo vizitë shënon një hap të rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërkombëtar dhe thellimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë në fushën akademike dhe kulturore.

























