

Ambasadori i Hungarisë viziton Universitetin e Prizrenit
Universiteti “Ukshin Hoti” Prizren pati kënaqësinë të mirëpresë në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Hungarisë në Kosovë, Sh.T. László István Dux, i shoqëruar nga Z. Aron Kerekgyarto, Sekretar i Parë / Atashe për Ekonomi, dhe Z. Martin Sarik, Sekretar i Dytë.
Delegacioni u prit nga Rektori i Universitetit, Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani, së bashku me ekipin drejtues të universitetit:
- Prof. Ass. Dr. Luan Vardari – Prorektor për Mësimdhënie, Çështje të Studentëve dhe Kërkime Shkencore;
- Prof. Asoc. Dr. Serdan Kervan – Prorektor për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Përmirësim të Cilësisë;
- Prof. Ass. Dr. Adelina Rakaj – Prorektore për Buxhet, Financa dhe Infrastrukturë.










