Arrihet marrëveshja e bashkëpunimit ndërmjet Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren dhe Universitetit "Yıldız Teknik"
Sot, më 26.01.2024, Rektori i Universitetit të Prizrenit “Ukshin Hoti” Prof. Asoc. Dr. Mentor Alishani dhe Prof. Dr. Mehmet Engin Deniz, Dekan i Fakultetit të Edukimit (me autorizim të rektorit të Universitetit “Yıldız Teknik”) kanë nënshkruar protokollin e bashkëpunimit.
Qëllimi i këtij Memorandumi të Bashkëpunimit është thellimi i dhe zgjerimi i bashkëpunimit në mes të dy Institucioneve.
Me anë të këtij Memorandumi do të vazhdojnë mobilitetet e studentëve, të stafit akademik dhe të atij administrativ dhe aplikimi në projekte të përbashkëta. Gjithashtu vlen të theksohet fakti që eksperiencat e teknoparkut do t’i ofrohen në shërbimin e stafit tonë akademik.
Besojmë që ky Memorandum i Mirëkuptimit do të sjellë suksese për stafin dhe studentët tanë.